UBT News

Vanessa Hudgens tregon pse Cole Tucker është partneri i saj i përsosur

Vanessa Hudgens dhe Cole Tucker janë duke shijuar publikimin e romancës së tyre përmes fotove të lezetshme që publikuan në mediat sociale.

Çifti së pari ndezi thashethemet e romancës kur u panë të kapur për dore në nëntor të vitit 2020, disa muaj pas ndarjes së saj nga i dashuri Austin Butler. Në atë kohë, Hudgens u tregua e sinqertë për atë që ajo po kërkonte kur ishte fjala për një partner.

Çifti e bënë lidhjen zyrtare në Instagram, në festën e Shën Valentinit, po të njëjtin muaj, Tucker diskutoi angazhimin e tij ndaj Hudgens gjatë një interviste për MLB.

“Unë kam një të dashur dhe ajo është e mirë. Ajo është e mrekullueshme, e dua atë”, u tha ai gazetarëve në shkurt të vitit 2021.

“Unë dhe Cole u takuam në një grup meditimi Zoom. Shumë e rastësishme, po,” tha ylli i Princess Switch për Entertainment Tonight në prill 2021”.

Hudgens besoi se romanca e saj ishte diçka e veçantë duke shtuar, “Ai është thjesht një lloj perfekt për mua. Unë jam e lumtur. Unë vërtet jam. Unë mendoj se është gjithashtu kaq e rëndësishme të jesh mirënjohëse për gjithçka që ke në jetë. Unë e kam bërë atë një përparësi dhe mendoj se thjesht po bën që magjia të ndodhë edhe më shumë”.

Një muaj më vonë, Hudgens shtjelloi mënyrën sesi ajo bëri lëvizjen e parë kur u takua fillimisht me Cole.

“Nëse dua diçka ose dikë, unë shkoj pas tyre”, tha ajo gjatë një paraqitjeje në The Drew Barrymore Show në maj 2021. “Unë thjesht i shkrova atij dhe thash:” Hej, ishte mirë të takohesha me ty. Kështu që unë mendoj se nuk ka turp të bësh lëvizjen e pare”.

Hudgens më parë ishte në lidhje me Zac Efron nga vitit 2006 deri në vitin 2010./prive.al

Exit mobile version