Vanessa Hudgens dhe Cole Tucker janë duke shijuar publikimin e romancës së tyre përmes fotove të lezetshme që publikuan në mediat sociale.
Çifti së pari ndezi thashethemet e romancës kur u panë të kapur për dore në nëntor të vitit 2020, disa muaj pas ndarjes së saj nga i dashuri Austin Butler. Në atë kohë, Hudgens u tregua e sinqertë për atë që ajo po kërkonte kur ishte fjala për një partner.
Çifti e bënë lidhjen zyrtare në Instagram, në festën e Shën Valentinit, po të njëjtin muaj, Tucker diskutoi angazhimin e tij ndaj Hudgens gjatë një interviste për MLB.
“Unë kam një të dashur dhe ajo është e mirë. Ajo është e mrekullueshme, e dua atë”, u tha ai gazetarëve në shkurt të vitit 2021.
“Unë dhe Cole u takuam në një grup meditimi Zoom. Shumë e rastësishme, po,” tha ylli i Princess Switch për Entertainment Tonight në prill 2021”.
Hudgens besoi se romanca e saj ishte diçka e veçantë duke shtuar, “Ai është thjesht një lloj perfekt për mua. Unë jam e lumtur. Unë vërtet jam. Unë mendoj se është gjithashtu kaq e rëndësishme të jesh mirënjohëse për gjithçka që ke në jetë. Unë e kam bërë atë një përparësi dhe mendoj se thjesht po bën që magjia të ndodhë edhe më shumë”.
Një muaj më vonë, Hudgens shtjelloi mënyrën sesi ajo bëri lëvizjen e parë kur u takua fillimisht me Cole.
“Nëse dua diçka ose dikë, unë shkoj pas tyre”, tha ajo gjatë një paraqitjeje në The Drew Barrymore Show në maj 2021. “Unë thjesht i shkrova atij dhe thash:” Hej, ishte mirë të takohesha me ty. Kështu që unë mendoj se nuk ka turp të bësh lëvizjen e pare”.
Hudgens më parë ishte në lidhje me Zac Efron nga vitit 2006 deri në vitin 2010./prive.al