UBT News

Ka vdekur Valentina Ibrahimi, 24-vjeçarja që vuante nga leukemia akute

Ka vdekur Valentina Ibrahimi, 24-vjeçarja nga Ferizaj e cila ishte diagnostifikuar me leukemi akute. Ibrahimi nuk mundi t’i bëjë ballë sëmundjes dhe vdiq në Turqi.

Valentina ishte studente e UBT-së. Pas vdekjes së saj, rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Ibrahimi, ku ndër tjerash theksoi se vdekja e Valentinës është një humbje e madhe për të gjithë.

“Mbrëmë morëm lajmin e hidhur se studentja jonë Valentina, u largua nga ne, por vetëm fizikisht, pasi që vepra dhe puna e saj gjithmonë do të mbetet në kujtimin tonë. Ne humbëm një vajzë që synimet i kishte shumë të larta dhe një profesioniste në formim e sipër, andaj në emër të UBT-së, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Ngushëllime familjes Ibrahimi, shokëve e shoqeve të Valentinës, aktivistëve e të gjithë kontribuesve që u solidarizuan për shërimin e saj”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të rektorit Hajrizi, drejtuar familjes Ibrahimi.

Tash e sa ditë kishte filluar aksioni humanitar për shërimin e saj, por fatkeqësisht 24-vjeçarja humbi betejën me leukeminë./UBTNews

Exit mobile version