UBT News

Valdete Daka: Rezultatet përfundimtare të dalin të enjten

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka mbajtur mbledhjen e radhës, pas zgjedhjeve që ditë më parë u mbajtën në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut. Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, është shprehur se këto ditë pret që të fillon numërimi i votave të tjera të mbetura, për dy qytetet, Podujevën dhe Mitrovicën e Veriut.

“Besoj që nesër fillon numërimi i votave me kusht, dhe rezultatet përfundimtare të dalin të enjten”, ka thënë Daka.

Burim Ahmetaj nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve është shprehur se 97 për qind e fletëvotimeve janë procesuar në mënyrë të rregullt, teksa të tjerat, pra një numër i vogël i tyre janë në auditim për shkak se janë ngatërruar numri i fletëvotimeve të vlefshme dhe pavlefshme, por që nuk kanë ndikim në rezultatin zgjedhor.

Në këtë mbledhje, është sqaruar edhe çështja e pagesave të stafit që kanë pasur angazhim gjatë vitit 2019 në zgjedhje, e që nuk janë kryer, e që sipas Burim Ahmetaj nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve, do të kryhen dhe vetëm nuk janë realizuar për shkaqe teknike./UBTNews

Exit mobile version