Valbon Krasniqi është zgjedhur drejtor i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës. Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës.
“Komisioni vlerësues për përzgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK), bazuar në Ligjin 06/L-114 për Zyrtarët Publikë dhe legjislacionin tjetër në fuqi, ka shpallur rezultatet e konkursit për pozitën e drejtorit të përgjithshëm të ShSKUK-së. Procesi ka qenë transparentë dhe në të kanë marrë pjesë përfaqësuesi nga shoqëria civile, Shoqata për të drejtat e pacientëve, përfaqësuesi i Federatës Sindikale të Shëndetësisë”, thuhet në njoftimin e Komisionit.
Krasniqi më herët ishte ushtrues detyre në ShSKUK./UBTNews