Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Valbon Krasniqi, rezultoi pozitiv me COVID-19. Lajmin e ka konfirmuar vetë ai përmes një shkrimi në Facebook.
“Sot edhe une rezultova pozitiv me COVID-19. Ditet në vijim do të jem në vetizolim duke respektuar të gjitha rekomandimet .Apeloj te të gjithë për kujdes maksimal. JU LUTEM KUJDES VIRUSI EKZISTON!”, shkroi Krasniqi në Facebook./UBTNews