Vala e tretë e COVID-19 mund ta godasë Indinë në muajin tetor, dhe ndonëse do të jetë nën kontroll, do të jetë kërcënim për shëndetin publik edhe për një vit, sipas një sondazhi të Reuters-it.
Sondazhi i kryer nga data 3-17 qershor me 40 specialistë të kujdesit shëndetësor, mjekë, shkencëtarë, virologë, epidemiologë dhe profesorë nga e gjithë bota tregoi se rritja e vaksinimit mund ta parandalojë në masë shpërthimin e pandemisë.
Nga ata që morën pjesë në sondazh, të paktën 85 përqind e të anketuarve, ose 21 nga 24, thanë që India do të goditet nga vala tjetër deri në muajin tetor, ndërsa tre nga ta besojnë se vala e tretë do ta godasë vendin në gusht dhe në shtator. E tre të tjerë thanë se vala e tretë mund ta godasë vendin midis nëntorit dhe shkurtit.
Deri më tani, India ka vaksinuar plotësisht rreth 5% të popullsisë 950 milionë banorëshe. Derisa një shumicë e ekspertëve të kujdesit shëndetësor parashikuan që vaksinimi do të rritet në mënyrë të konsiderueshme këtë vit, disa dolën kundër heqjes së kufizimeve, siç kanë bërë disa shtete.
Kur u pyetën nëse fëmijët dhe ata nën 18 vjeç do të ishin më të rrezikuar nga vala e tretë e mundshme, gati 2/3 e ekspertëve, ose 26 nga 40, thanë po.
Ekspertët parashikojnë se situata mund të jetë edhe më e rrezikshme. Por 14 ekspertë besojnë se fëmijët nuk do të jenë në rrezik./UBTNews