Valët e të nxehtit në Francë, Gjermani, Spanjë dhe Britani çoi në mbi 20 mijë vdekje më shumë, thuhet në një raport.
Temperaturat arritën rreth 40 gradë Celsius nga Parisi në Londër në vitin 2022 dhe shkencëtarët e klimës nga grupi World Weather Attribution thonë se temperaturat e larta do të ishin “praktikisht të pamundura” pa ndryshimet klimatike.
Në vitin 2003, një valë e të nxehtit shkaktoi mbi 70 mijë vdekje më shumë rreth Evropës, kryesisht në Francë, dhe i shtyu disa vende të implementojnë masa të tilla sikurse sistemet e paralajmërimit të hershëm.
Ky dhe planet e tjera të lidhura të veprimit mund të kenë lehtësuar një pjesë të ndikimit të valëve të të nxehtit në vitin 2022, por numri i të vdekurve është ende “më i lartë se sa pritej”, tha Chloe Brimicombe, një studiuese e valëve të të nxehtit në Universitetin e Grazit në Austri.
“Konsideroj se kjo… është vala e të nxehtit me ndikimin më të madh që nga viti 2003”, tha ajo për Reuters.
Për shkak se autoritetet nuk ia atribuojnë shumicën e vdekjeve drejtpërdrejt nxehtësisë, statisticienët përdorin formulën e tepërt për të dhënë një vlerësim, duke parë se sa më shumë njerëz vdiqën në një periudhë të caktuar sesa do të pritej në krahasim me një bazë historike./UBTNews/