Zyrtarët kinezë të shëndetësisë thonë se vala aktuale e infeksioneve me COVID-19 në vend “po i afrohet fundit”.
Numri i rasteve të rënda dhe vdekjeve si pasojë e COVID-19 po bie, thuhet në një raport të Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC). Në raport thuhet se nuk u raportuan raste me COVID-19 gjatë festave të Vitit të Ri Hënor javën e kaluar, ku miliona njerëz u ribashkuan për tubime familjare.
Gjatë muajit dhjetor shpërtheu virusi nëpër qytete dhe qyteza kineze pasi autoritetet hoqën kufizimet zero-COVID.
Eksperti i sëmundjeve infektive Hsu Li Yang tha për BBC: “Kjo rënie e vdekjeve pason rënien në valën e parë të madhe të rasteve pasi Kina lehtësoi kufizimet e saj, gjë që është e kuptueshme dhe është parë pothuajse në çdo vend që përjeton një valë të madhe të Covid-it”.
Një nga epidemiologët kryesorë të Kinës – dhe ish-kreu i CDC-së, Zeng Guang pati paralajmëruar në fillim të këtij muaji se rastet do të rriteshin në zonat rurale gjatë vitit të ri.
Një studim i Universitetit të Pekinit tha se që nga 11 janari, rreth 900 milionë njerëz në Kinë ishin infektuar me koronavirus, mes raporteve të shumta që spitalet dhe krematoriumet ishin të stërmbushura./UBTNews/