UBT News

Vaksinohet edhe Erdogani

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, të enjten mori dozën e parë të vaksinës antiCOVID, në spitalin e Ankarasë.

“Deri më tani, 254 mijë punonjës shëndetësorë kanë marrë dozën e parë të vaksinës brenda programit tonë të suksesshëm të vaksinimit në vazhdim. Edhe unë u vaksinova duke u bashkuar me ta. Shpresojmë që së shpejti të vaksinojmë të gjithë qytetarët tanë. Paçi fat”, deklaroi ai përmes rrjeteve sociale./UBTNews

Exit mobile version