UBT News

Vaksinimi masiv antikovid/ 950 mijë vaksinime që nga nisja e fushatës “Shqipëria buzëqesh”

Që nga fillimi i fushatës “Shqipëria Buzëqesh” janë kryer 950 000 vaksinime antikovid në vend.

Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama i cili publikoi shifrën e vaksinimit në total deri ditën e sotme.

Procesi i vaksinimit masiv po vijon në të gjithë vendin me kalendar të kombinuar, për qytetarët +50 vjeç dhe punonjës të shërbimeve kritike. Vaksinimi po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh në të gjithë vendin.

Ndërkohë dje dhe sot në të gjithë vendin vijojnë “Ditët e hapura” të vaksinimit masiv antikovid, për të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç në të gjithë vendin.

Qytetarët +18 vjeç duhet të paraqiten me kartë identiteti në pikën më të afërt të vaksinimit në qytetin e tyre pasi të kenë aplikuar në e-Albania. Qendrat e vaksinimit do të jenë të hapura deri në orën 20:00.

Exit mobile version