UBT News

Vaksinimi, Ish ministri Ismaili kritikon ministrin Vitia: Për besë, e tmerrshme

Ish ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, kritikon ministrin aktual të Shëndetësisë, Arben Vitia, për menaxhim të keq të procesit të vaksinimit.

“Për besë, e tmerrshme. Të mos arrihet organizimi i një orari me ndërrime për vaksinim, në mënyrë që ky proces të mos ndalet për asnjë ditë, është mungesë e aftësive menaxheriale dhe moskokëçarje ndaj shëndetit të qytetarëve dhe ndaj ekonomisë së vendit. Në njërën anë i shtrëngojnë masat, e në anën tjetër pushojnë”.

” Përderisa Kosova është vendi i vetëm që ka vaksinuar më së paku, për shkak se ende nuk ka siguruar blerjen e vaksinave, e kur edhe ato pak vaksina donacion që kemi – nuk u jepen qytetarëve të dielave, me arsyetimin se është ditë pushimi, është e pafalshme. Për këtë dështim, Ministri Arben Vitia ose duhet të japë përgjegjësi vetë, ose duhet të kërkojë përgjegjësi nga të tjerët. Fshehja në kohë krize nuk është zgjidhje”, shprehet Ismaili./ UBTNEWS.

Exit mobile version