Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se qendrat e vaksinimit në Kosovë do të punojnë edhe gjatë fundjavave dhe gjatë festave zyrtare.
Vendimi u mor nga ministri Arben Vitia për të lehtësuar qasjen në procesin e vaksinimit dhe për t’ju përgjigjur kërkesës së madhe të qytetarëve për vaksinim.
“Mbështetur në vendimin e Ministrit të Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia, që nga kjo javë, qendrat e vaksinimit do të punojnë gjatë gjithë ditëve të javës dhe festave zyrtare.E gjithë kjo për të lehtësuar qasjen në procesin e vaksinimit dhe për t’ju përgjigjur kërkesës së madhe të qytetarëve për vaksinim”, njofton MSh-ja./UBTNews