Në Francë ka filluar vaksinimi i të rriturve, një javë para Gjermanisë, teksa Evropa po lufton për ta parandaluar një valë të re të infeksioneve të shkaktuara nga virusi i ri.
Deri më tani, autoritetet franceze prioritet i kishin personat e moshës mbi 50-vjeçare, personat me “profesione esenciale” ose të rinjtë me probleme shëndetësore.
25.4 milionë njerëz kanë marrë së paku dozën e parë të vaksinës, 38% e popullsisë dhe afërsisht një në dy të rritur. Afërsisht 12 milionë persona kanë marrë të dy dozat e vaksinës.
Ndërsa francezët shijojnë një shkallë lirie pas rihapjes së kafeneve, restoranteve dhe muzeve dy javë më parë, nivelet e larta të skepticizmit të vaksinave kanë filluar të ulen.
Një sondazh i Cevipof i kryer në fillim të majit tregoi se 65% e të rriturve planifikuan të vaksinohen, nga 48% në shkurt.
“Jam i bindur se shumë njerëz do të vaksinohen”, deklaroi prof Alain Fischer, duke shtuar se imunizimi është çelësi i një jete normale.
Deri më tani nga virusi kanë mbetur të vdekur 109 mijë e 431 persona në Francë./UBTNews