Studiuesit rusë thonë se kanë modifikuar vaksinën antiCOVID-19 Sputnik V për përdorim kundër variantit më ngjitës Delta.
“Vaksina tashmë e zhvilluar është në frigorifer”, tha kreu i Institutit Gamaleya, Alexander Ginzburg, për agjensinë Interfax.
Ai tha se ishte ende shumë herët për të folur për nivelin e efikasitetit të vaksinës.
Njëkohësisht, Ginzburg mbrojti përdorimin e një vaksine të quajtur Sputnik Light, si një dozë vaksine përforcuese për plotësisht të vaksinuarit me dy doza BioNTech/Pfizer.
Rusia deri më tani ka zhvilluar gjithsej katër vaksina kundër koronavirusit të ri dhe është duke punuar me të pestën, sipas autoriteteve.
Sputnik V, i miratuar në rreth 70 vende, është shitur ndërkombëtarisht deri më tani.
Sipas Ministrit rus të Shëndetësisë Mikhail Murashko, Sputnik V thuhet se ka një normë efikasiteti prej 83 për qind kundrejt infeksioneve me variantin Delta.