Edhe vaksina ruse, Sputnik V u aprovua për përdorim në Indi, pas rritjes së rasteve të vdekjes në këtë shtet.
Vaksina ruse, Sputnik V konsiderohet e sigurt dhe vepron njësoj sikurse AstraZeneca e Oxfordit. Sipas të dhënave të fundit, Sputnik V ofron rreth 92% mbrojtje kundër COVID-19.
Aprovimi i kësaj vaksine erdhi pasi India tejkaloi Brazilin për nga numri i rasteve me COVID-19. Me mbi 13.5 milionë raste, India është pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës që kanë mbi 31 milionë raste. Kurse Brazili është në vendin e tretë me mbi 13.4 milionë raste.
India synon t’i vaksinojë 250 milionë njerëz deri në fund të korrikut./UBTNews