Në Britani të Madhe është miratuar për përdorim te fëmijët e moshës 12 deri në 15 vjeç vaksina Pfizer. Lajmin e ka konfirmuar Agjencia Rregullative e Barnave dhe Produkteve Shëndetësore.
Thuhet se vaksina është e sigurt dhe efektive te kjo grupmoshë dhe se përfitimet i tejkalojnë rreziqet.
Vaksina Pfizer është miratuar tashmë për përdorim tek personat e moshës 16 vjeç e lart./UBTNews