Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Adnan Merovci ka deklaruar se vaksina e nevojshme për Kosovën është koalicioni mes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Në një shkrim në Facebook, Merovci shkroi se nga ky koalicion, kryeministër do të duhej të zgjedhej Albin Kurti, kryetar i Kosovës, Lutfi Haziri, ndërkaq kryekuvendar Glauk Konjufca.
Sipas tij, Vjosa Osmani duhej të vinte në krye të LDK-së, si dhe të zgjedhej Ministre e Jashtme.
“Kjo arrihet nëse aplikohet Vaksina kundër inateve, mllefeve, hakmarrjeve dhe krejtë kjo për Kosovën!
Ndalohet përdorimi dhe aplikimi i pjesshëm apo i plotë i Vaksinës pa pëlqimin e autorit!”, përfundoi Merovci./UBTNews