UBT News

Vaksina e Modernës është e sigurt dhe efektive tek adoleshentët, sipas rezultateve

Girl with protective face mask looking at her arm, doctor in protective workwear due to COVID-19 pandemic injecting vaccine

Në një provë të fazës 2/3 të 3 mijë e 732 fëmijëve të moshave 12 deri 17 vjeç në Shtetet e Bashkuara, testet e gjakut treguan se vaksina prodhoi një përgjigje imune që ishte ekuivalente me gjetjet e mëparshme tek të rriturit.

Vëzhgimet fillestare zbuluan se asnjë nga fëmijët që kishin marrë vaksinën nuk u infektua me COVID-19 duke filluar 14 ditë pas dozës së tyre të dytë. Katër nga fëmijët që morën pilulën placebo testuan pozitivisht për COVID-19, për të cilin Moderna thotë se është “në përputhje me një efikasitet të vaksinës prej 100%”. Kompania vëren se kjo shifër mund të ndryshojë kur mblidhen më shumë të dhëna.

Kompania gjithashtu rishikoi se sa mirë funksionoi vaksina pas vetëm një doze. Rezultatet sugjerojnë se vaksina ishte 93% efektive pas një doze në parandalimin e rasteve të lehta të COVID-19, duke përfshirë vetëm një simptomë të sëmundjes së koronavirusit në vend të dy ose më shumë simptomave.

Moderna njoftoi rezultatet në një njoftim shtyp dhe tha se ato nuk janë shqyrtuar ose botuar ende nga kolegët.

Kompania tha se vaksina ishte “përgjithësisht e toleruar mirë” dhe se nuk u identifikuan shqetësime të rëndësishme për sigurinë. Efektet anësore përfshinin dhimbje koke, lodhje, dhimbje muskulore dhe dridhura pas marrjes së dozës së dytë. Ndonjëherë vërehej edhe dhimbje në vendin e injektimit.

Moderna thotë se planifikon të paraqesë rezultatet në Administratën e Ushqimit dhe Barnave të ShBA-së në fillim të qershorit bashkë me një kërkesë për autorizim për të përdorur vaksinën tek adoleshentët. Ata gjithashtu planifikojnë të paraqesin të dhënat në një botim të vlerësuar nga kolegët.

Vaksina Moderna është tashmë e autorizuar për përdorim tek njerëzit e moshës 18 vjeç e lart. Pasi FDA-së iu kërkua autorizimi i përdorimit emergjent të vaksinës për adoleshentët, agjencia do të shqyrtojë të dhënat e paraqitura, duke u konsultuar me këshilltarët e saj. Nëse të dhënat janë të forta, FDA do t’i japë vaksinës dritën jeshile që të përdoret te të rinjtë.

FDA tashmë ka zgjeruar autorizimin e përdorimit emergjent për vaksinën COVID-19 të Pfizer / BioNTech për të përfshirë njerëz të moshës 12 deri në 15 vjeç në fillim të këtij muaji. Për shkak se këto vaksina janë përdorur në mënyrë të sigurt tek të rriturit, ekspertët e vaksinave thanë se ishte një proces relativisht i lehtë.

Të dy Pfizer dhe Moderna aktualisht janë duke testuar vaksinat e tyre tek fëmijët më të vegjël, nga mosha 6 muaj deri në 11 vjeç. Meqenëse ato grupe mosha mund të kërkojnë doza të ndryshme, procesi ka të ngjarë të zgjasë pak më shumë./UBTNews

(Arjeta Ibishi, Media dhe Komunikim)

Exit mobile version