Vajzat po mbajnë peshën më të madhe të pushtimit të talibanëve në Afganistan, sipas një raporti të ri nga Save the Children.
Gati një vit qëkur grupi u kthye në pushtet, vajzat e reja po përballen me izolim, uri dhe depresion më shumë se djemtë, sipas hulumtimit.
Save the Children zbuloi se pothuajse gjysma e vajzave në Afganistan nuk ndjekin shkollën, krahasuar me 20% të djemve. Sipas hulumtimit, 1/4 e vajzave shfaqin shenja të depresionit krahasuar me 16% të djemve.
“Vajzat po mbajnë peshën më të madhe pas përkeqësimit të situatës”, tha Chris Nyamandi, drejtori i Save the Children në Afganistan.
Nyamandi shtoi: “Ato po mungojnë në shumë vakte, po vuajnë nga izolimi dhe shqetësimi emocional dhe po qëndrojnë në shtëpi ndërsa djemtë shkojnë në shkollë. Kjo është një krizë humanitare, por edhe një katastrofë e të drejtave të fëmijëve”.
Save the Children zbuloi se kriza ekonomike, thatësira dhe kufizimet e reja të talibanëve për shkollimin e vajzave ua kanë “shkatërruar jetën atyre”./UBTNews/