UBT News

Vajzat në Afganistan “maskohen” si djem për të siguruar më shumë të drejta

Në mënyrë që t’u mundësohen disa të drejta bazike njerëzore, vajzat në Afganistan mund të veshin një palë pantallona, të presin flokët e të hiqen si djem. Kështu shprehet Jenny Nordberg, autore e librit “The Underground Girls of Kabul.

Kjo praktikë mund të rezultojë e rrezikshme, por në disa raste mund të rezultojë e dobishme”, thotë Nordberg, pasi gratë janë tejet të diskriminuara nga regjimi i talebanëve.

Herën e fundit që talebanët kishin në kontroll Afganistanin, pas luftës në vitet 1980, jeta për gratë në vend ishte torturë.

Siç thuhet në një raport nga Shërbimi Kërkimor i Kongresit, “talebanët i ndaluan gratë të punonin, të ndiqnin shkollën pas moshës 8 vjeç dhe të dilnin në publik pa një të afërm mashkull dhe pa u mbuluar. Gratë e akuzuara për thyerjen e këtyre ose kufizimeve të tjera ndëshkoheshin rëndë fizikisht, shpesh edhe në publik”.

Tashmë, pas largimit të amerikanëve vendi ka rënë sërish në duart e grupit militant duke bërë që grupet për të drejtat e njeriut të shprehin shqetësimin për sigurinë e vajzave dhe grave./KultPlus

Exit mobile version