UBT News

Vajzat e Emily Blunt nuk e marrin seriozisht famën e saj

Aktorja Emily Blunt ka zbuluar me humor se vajzat e saj nuk e marrin gjithmonë seriozisht punën e saj si aktore, pavarësisht suksesit të madh në Hollywood.

Gjatë një interviste në “Jimmy Kimmel Live!”, 42-vjeçarja, e cila së fundmi ka luajtur në “The Smashing Machine”, rrëfeu se njëra nga vajzat e saj madje u ndje e turpëruar kur e pa me grimin e plotë pas një fotosesioni.

Blunt, nënë e Hazel, 11 vjeçe, Violet, 9 vjeçe, tregoi se vajzat ishin prapa skenës për ta përkrahur, para se ajo të dilte dhe të bënte shaka me publikun.“Ato ishin aty duke bërë me duar shenjën e zemrës para se të dilja. Pastaj bëra sikur po vjellja… dhe dola në skenë,” rrëfeu ajo.

Edhe Kimmel, i cili ka katër fëmijë, pranoi se ata nuk e marrin seriozisht punën e tij. Ai e pyeti Bluntin nëse mendon se fëmijët e kuptojnë sa argëtues është të marrësh fëmijët me vete në punë. “Çfarë mendon? A kuptojnë fëmijët sa qejf është kur i marrim në punë, krahasuar me kur ne shkonim te puna e prindërve tanë?” pyeti Kimmel.

Aktorja u përgjigj se shpreson që një ditë vajzat e saj ta vlerësojnë këtë, duke kujtuar se sa mbresëlënëse ishte për të të shikonte babanë e saj si avokat penal. Blunt tregoi një moment të çuditshëm pas një fotosesioni për kopertinën e një reviste, kur hyri në shtëpi ende me grim.

“Kam kaluar ditën me njerëz që më thoshin: ‘Sa e fortë je! Dukesh mahnitëse! Je e bukur, Emily’. Por kur hyra në apartament, vajza ime e madhe, Hazel, tha: ‘Ew’. E vogla, Violet, tha: ‘Mendoj se dukesh bukur, mami’. Pra, të paktën njërën e ktheva në anën time,” rrëfeu aktorja.

Kimmel qeshi dhe shtoi se ka një fëmijë që të del i mirë, por pranoi se nuk impresionohen nga asgjë dhe kjo është normale.

Emily e përkrahu këtë, duke thënë se e sheh si diçka të “shëndetshme”. Megjithatë, ajo pranoi se shpesh janë prindërit e shoqeve të vajzave të saj ata që reagojnë ndaj famës së saj.

“Nganjëherë prindërit përpiqen t’i bindin duke u thënë: ‘Ajo është Mary Poppins’. Ndërsa unë jam aty me veshje sportive, dhe vajzat e mia thonë: ‘Jo, s’është. Apo shpresoj të mos jetë’,” tregoi Blunt.

Emily Blunt ka dy vajza me bashkëshortin e saj, aktorin dhe regjisorin John Krasinski. /A.Z/UBT News/

Exit mobile version