UBT News

Vajza nga Kosova e cila u plagos në Finlandë është në gjendje jo të mirë shëndetësore

Një vajzë nga Kosova e cila ishte plagosur dy ditë më parë si pasojë e sulmit me armë zjarri në një shkollë në Finlandë është në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Lajmin e ka konfirmuar Ministria e Punëve të Jashtme, e cila tha se gjendja jo e mirë shëndetësore është konfirmuar edhe nga autoritetet përkatëse nga shteti i Finlandës.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nëpërmjet Ambasadës në Stokholm ka kontaktuar dhe është në kontakt të vazhdueshëm me anëtarin e ngushtë të familjes së vajzës së plagosur dhe sipas informatave të fundit të pranuara nga anëtari i ngushtë i familjes ajo është në gjendje jo të mirë shëndetësore”, thuhet në përgjigjen e MPJD-së.

Të martën e 2 prillit një nxënës 12-vjeçar ka vrarë një fëmijë dhe ka plagosur dy të tjerë, ku në mesin e tyre është edhe vajza nga Kosova./KlanKosova

Exit mobile version