UBT News

Vajza e Jakup Krasniqit i quan ‘tradhtarë’ deputetët që e votun Specialen

Zyrtarë të Gjykatës Speciale ka filluar mëngjesin e sotëm operacione në Prishtinë, aktualisht ndodhen në shtëpinë e Jakup Krasniqit.

Lidhur me këtë operacion të Speciales ka reaguar vajza e Jakup Krasniqit, Gresa Krasniqi, e cila ka fajësuar deputetët e Kuvendit të Kosovës për votimin e Gjykatës Speciale.

“Kadri Veseli, Enver Hoxhaj, Elmi Reçica, Agim Aliu, Fadil Beka, Labinota Demi-Murtezi, Sala Berisha-Shala, Bekim Haxhiu, Xhavit Haliti, Ramiz Kelmendi, Latif Gashi, Adem Grabovci, Azem Syla, Zenun Pajaziti, Agim Çeku, Naim Fetahu, Besim Beqaj, Nezir Çoçaj, Rrustem Mustafa, Mexhide Mjeku-Topalli, Blerta Deliu-Kodra, Selvije Halimi, Xhevahire Izmaku, Hajdar Beqa, Salihe Mustafa. Ish-bashkepartiak te babit, deputet te legjislatures me te deshtuar, deputet te deshtuar, te shitur e te ndyre A po ju pelqejn keto pamje, si po ndiheni me keto pamje? Babi sakrifikoi vitet me te bukura te jetes qe ne dhe femijet e juaj te gezojm lirine. Une jam krenare me babin tim, po femijet e juaj? Si ndihen me prinderit e tyre tradhetar?”, shkroi ajo në Facebook.

Krasniqi ishte ndër figurat kryesore të UÇK-së./UBTNews

Exit mobile version