UBT News

Vajza 7-muajshe bie nga shtrati i prindërve dhe humb jetën

Një vajzë 7 muajshe ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga shtrati i prindërve të saj nga një lartësi prej rreth gjysmë metri.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vigalfo të komunës së Albuzzano (Pavia).

Foshnja ndodhej në shtëpi me nënën e saj 35-vjeçare me origjinë nga India.

Gruaja e la vajzën në shtratin e saj dhe ishte duke përfunduar një punë tjetër në dhomën ngjitur.

Fëmija ndoshta është rrotulluar në shtrat dhe ka rënë në dysheme duke goditur pjesën e djathtë të kokës dhe si pasojë ka humbur vetëdijen.

E ëma mori shërbimet e urgjencës por nuk mundi t’ia shpjegonte ngjarjen për shkak të vështirësive në komunikimin italisht.

Më pas një fqinj i ka shkuar në ndihmë. Brenda pak minutash, shërbimet e urgjencës mbërritën në vendin e ngjarjes. Mjekët e intubuan vogëlushen dhe i bënë masazh në zemër.

Më pas ajo u transportua me helikopter në spital por nuk mundi të mbijetonte.

U hap një hetim dhe u urdhërua autopsia, por nga hetimet e para të kryera nga karabinierët nuk duket se ka pasur asnjë shenjë keqtrajtimi dhe gjithçka të lë të kuptohet se bëhet fjalë për një aksident dramatik në familje.

Exit mobile version