UBT News

Vaji i ullirit, përfitime dhe rreziqe për lëkurën

Vaji i ullirit është më i yndyrshëm se shumë vajra tjerë e prej kohësh njihet për efektet e tij pozitive në shëndet dhe kujdesin e lëkurës. Ai ndihmon në hidratimin e lëkurës së thatë, zbut thembrat e plasaritura dhe rigjeneron buzët e çara.

Megjithatë, si çdo produkt natyral, edhe ky vaj ka anët e tij negative që duhen marrë parasysh.

Vajrat që gjejmë në treg përmbajnë përbërës kimikë të panjohur, përdorimi i tyre duhet të bëhet me kujdes.

Përveç përfitimeve, vaji i ullirit mund të sjellë edhe disa efekte anësore:

Shkaktimi i akneve

Nuk përthithet lehtë nga lëkura e formon shtresë sipërfaqësore që bllokon poret. Kjo favorizon grumbullimin e papastërtive dhe shfaqjen e akneve.

Skuqje dhe irritim

Për personat me lëkurë të yndyrshme, vaji përkeqëson gjendjen. Përzierja me sebumin natyral të lëkurës çon në skuqje, kruarje dhe irritim.

Reaksione alergjike

Tek individët e ndjeshëm, përdorimi i vajit shkakton alergji. Nëse keni përjetuar më parë skuqje apo irritim pas aplikimit, është e këshillueshme të shmanget dhe të konsultoheni me mjekun.

Përdorimi tek të porsalindurit

Nuk rekomandohet përdorimi në lëkurën e foshnjave, pasi nuk dihet nëse mund të shkaktojë reaksione alergjike. Për siguri, shmangeni përdorimin e tij për masazhe tek bebet.

Formimi i pikave të zeza

Për shkak të natyrës së tij yndyrore, ulliri mund të bllokojë poret e nxit shfaqjen e pikave të zeza, duke grumbulluar qeliza të vdekura dhe papastërti në sipërfaqen e lëkurës.

Përndryshe, vaji i ullirit është i dobishëm, por jo i përshtatshëm për çdo tip lëkure. Përpara përdorimit të rregullt, është mirë të bëni një test të vogël dhe të vëzhgoni reagimin e lëkurës suaj. /A.Z/UBT News/

Exit mobile version