UBT News

Vaj ulliri dhe speca djegës për shëndet të mirë dhe organizëm të fortë

Vaji me speca djegës është kombinimi ideal në pothuajse çdo gatim.

Vaji djegës përdoret edhe në gatimet me oriz, makarona apo fruta deti. Ai është shumë i mirë edhe për kavërdisje.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni sa e lehtë është përgatitja e këtij vaji dhe disa prej vlerave shëndetësore që ai ofron.

Pesë vlerat fantastike të vajit pikant

1. Burim proteinash

Çdo 100 gramë të specit djegës përmban 1 gramë proteinë. Kur konsumoni shumë proteinë, trupi është automatikisht i mbrojtur nga humbja e masës muskulare, dobësia e imunitetit, problemet me frymëmarrjen.

Proteina ndihmon në transportimin e oksigjenit në gjak, forcon muskujt, enët e gjakut dhe rregullon sistemin nervor.

2. Vitamina D

Specat djegës janë plot me ushqyes, vitamina dhe minerale. Ato përmbajnë vitaminë D që mbron organizmin nga sëmundja e Alzhaimerit dhe dobësia e kockave.

Vaji me speca djegës ofron vitaminë A, E dhe K dhe i jep trupit një sërë përfitimesh. Ky vaj është i dobishëm për kockat.

Ai përmban edhe antioksidantë që luajnë një rol kryesor në zhvillimin e dhëmbëve, sistemin imunitar, ndarjen e qelizave dhe riprodhimin. Vitamina K ndihmon edhe kundër mpiksjes së gjakut.

3. Hekuri

Vaji me speca djegës përmban hekur. Ngrënia e ushqimeve të pasura me hekur parandalon një sërë sëmundjesh siç është anemia.

Këto ushqime të ndihmojnë të ndiesh më i qetë dhe parandalojnë lodhjen dhe drobitjen. Pamjaftueshmëria e hekurit shkakton anemi, kollë dhe probleme të tjera.

4. I bën mirë zemrës

Një tjetër vlerë e shtuar e vajit pikant është aftësia për tu përkujdesur për sistemin kardiovaskular. Ky vaj përmban një substancë që quhet kapsanthinë, që ndonëse në sasi të vogla ndihmon në rritjen e nivelit të kolesterolit të mirë dhe ruajtjen e shëndetit të zemrës..

5. Vitamina C

Vaji me speca djegës përmban vitaminë C që mbron kundër goditjeve në tru, sëmundjeve koronare dhe problemeve të tjera me sistemin kardiovaskular. Vitamina C pakëson kohëzgjatjen e të ftohtit dhe ndikimin e tij në organizëm.

Vaj me speca djegës i përgatitur në shtëpi
Përbërësit

• 1 filxhan vaj ulliri
• 2 lugë çaji me grimca të specave djegës
• 2 ose 3 speca djegës të thatë e të plotë

Udhëzimet

• Ngrohni dy lugë gjelle me vaj në një tenxhere në një nxehtësi mesatare. Shtoni grimcat e specit djegës dhe gatuajini për 1 minutë duke i përzier vazhdimisht. Nëse grimcat marrin ngjyrë kafe, atëherë e keni tepruar me kavërdisjen dhe duhet t’ia nisni nga e para.

• Shtoni pjesën e mbetur të vajit në tenxhere. Ngroheni vajin por mos e përvëloni atëeuml;. Lëreni të ftohet në temperaturën e ambjentit.

• Ruajeni në një shishe ose kavanoz qelqi. Tundeni kavanozin herë pas here që grimcat e specit djegës të shpërbëhen në mënyrë të njëtrajtshme./AgroWeb.org

Exit mobile version