UBT News

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, bën homazhe te varri i Ibrahim Rugovës

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, sot ka bërë homazhe te varri i presidentit historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, me rastin e ditëlindjes së 76-të presidentit historik.

Në një postim në rrjetin e saj social në facebook, ajo e ka cilësuar presidentin Rugova një personalitet të jashtëzakonshëm historik, dijetar i shquar i Kosovës, e politikan humanist, vizioni i të cilit i parapriu shtetësisë së Kosovës.

U.d. e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar tri postulatet e presidentit Rugova, që sipas saj na dëshmojnë se pavarësia është e plotë nëse janë të plota liritë njerëzore, se liria është e përhershme dhe e qëndrueshme vetëm nëse shoqëria është demokratike dhe e përkushtuar ndaj vlerave të saj dhe nëse respektohet rendi dhe ligji e nuk bashkëpunohet me krimin./UBTNews

Exit mobile version