UBT News

Ushtruesi i detyrës së kryeshefit të “Trepçës”, Enes Muzaqi ka dhënë dorëheqje

Enes Muzaqi ka dhënë dorëheqje nga pozita e ushtruesit të detyrës së kryeshefit të “Trepçës”.

Lajmin e ka konfirmuar për UBTNews, anëtari i Bordit të përkohshëm të kësaj ndërmarrje publike, Shyqyri Sadiku. Ai njoftoi se ka dhënë dorëheqje për arsye shëndetësore dhe familjare.

“Po është e vërtetë që ka dhënë dorëheqje për arsye shëndetësore dhe familjare. Sot bordi e ka miratur dorëheqjen”, deklaroi ai.

Muzaqi u emërua nëpozitën e u.d. e kryeshefit në nëntor të vitit të kaluar./UBTNews

Exit mobile version