Policia ka informuar sot se një burrë në Vushtrri është arrestuar për dhunë në familje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë psiqike ndaj viktimës femër kosovare (bashkëshortes së tij)”, është bërë e ditur në raportin policor.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.