Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjakovë meqë i njëjti ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj prindërve të tij. Këta të fundit kanë pranuar tretman mjekësor.
“Është arrestuar dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj prindërve të tij viktimat mashkull dhe femër kosovare. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./UBTNews