Ushtria ukrainase tha të enjten se ka rimarrë më shumë se 20 qytete dhe fshatra në rajonin verilindor të Kharkiv, si pjesë e një kundërofensive kundër forcave të Moskës.
“Njësitë ushtarake ukrainase kanë depërtuar 50 kilometra përtej linjave të armikut. Gjatë operacioneve aktive në zonën e Kharkiv, më shumë se 20 vendbanime janë çliruar”, tha Oleksiy Gromov, një zyrtar i lartë i forcave të armatosura të Ukrainës./UBTNews/