UBT News

Ushtria ukrainase po vazhdon të luftojë me forcat ruse

Ushtria ukrainase thotë se forcat e armatosura janë të angazhuara në luftime në periferi të kryeqytetit Kiev në Dymer dhe Ivankiv, ku një numër i madh i automjeteve të blinduara ruse kanë avancuar.

Në një postim në faqen zyrtare në Facebook të forcave të armatosura ukrainase thuhet se ato po “vazhdojnë t’i rezistojnë” forcave ruse në veriperëndim të kryeqytetit.

Në postim tutje thuhet se trupat kanë shkatërruar një urë në kufirin e lumit Teteriv për të penguar avancimin e mëtejshëm të forcave ruse./UBTNews/

Exit mobile version