UBT News

Ushtria ukrainase po rekruton edhe personat e moshës mbi 60-vjeç

Forcat e Mbrojtjes së Ukrainës kanë bërë thirrje për rekrutë civilë, pavarësisht moshës. Në një postim në Twitter thuhej se: “Nuk ka kufizim moshe”.

Ministri i Mbrojtjes, Alexey Reznikov sqaroi se kjo iu referohet personave të moshës mbi 60-vjeçare.

“Vendosa, në marrëveshje me Komandantin e Trupave të Forcave të Armatosura të Ukrainës të përfshijë në Trupat e Mbrojtjes ata mbi 60-vjeçare, të cilët janë moralisht dhe fizikisht të gatshëm për të rezistuar dhe mposhtur armikun”, ka shkruar Reznikov./UBTNews/

Exit mobile version