UBT News

Ushtria ukrainase pajtohet që të vazhdojë mbrojtjen e qytetit Bakhmut

Volodymyr Zelenskyy dhe krerët e ushtrisë së Ukrainës kanë rënë dakord të vazhdojnë të mbrojnë Bakhmutin – pavarësisht humbjeve të mëdha që mund të pengojnë një kundersulm të planifikuar.

Sipas një deklarate, pas takimit mes komandantëve të ushtrisë dhe presidentit Zelensky, zyra e tij ka njoftuar se ata ranë dakord për të vazhduar mbrojtjen e qytetit.

“Pas shqyrtimit të operacionit mbrojtës në drejtimin Bakhmut, të gjithë anëtarët… shprehën një qëndrim të përbashkët për të vazhduar mbajtjen dhe mbrojtjen e qytetit të Bakhmut”, thuhet në deklaratë.

Kjo vjen pasi analisti Oleg Zhdanov kishte paralajmëruar kundër kësaj taktike./UBTNews/

Exit mobile version