UBT News

Ushtria sudaneze vret të paktën 40 persona në një sulm me dron në Khartoum

Të paktën 40 njerëz u vranë nga një sulm me dron të dielën në një treg të hapur të kryeqytetit sudanez, Khartoum.

Derisa të plagosur mbetën 70 të tjerë, sipas komiteteve të rezistencës dhe dy punonjësve të kujdesit shëndetësor në Spitalin Universitar Bashair, ku u trajtuan viktimat. Shumë nga të plagosurit do të kërkojnë amputim.

Kurse në rrjetet sociale u postuan pamje që tregonin trupa të mbështjellë me çarçafë të bardhë në një oborr të hapur në spital.

Duke raportuar nga Khartoum, Hiba Morgan i Al Jazeera tha se sulmi me dron u krye nga ushtria sudaneze.

Exit mobile version