UBT News

Ushtria ruse pretendon sulme në qendrën e stërvitjes ushtarake ukrainase

Ushtria ruse ka pretenduar se ka kryer sulme me raketa me rreze të gjatë të lëshuara nga deti në atë që e përshkroi si një qendër trajnimi për forcat e operacioneve speciale ukrainase në Ukrainën jugore.

Kjo u deklarua nga Maj. Gjenerali Igor Konashenkov, zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes. CNN nuk ka mundur ta verifikojë këtë pretendim.

Konashenkov shtoi se forcat ruse lëshuan raketa precize nga ajri që synonin objektet e magazinimit të karburantit në katër lokacione: në Kremenets, Cherkasy, Zaporizhzhia dhe Novomoskovsk./UBTNews/

Exit mobile version