Të paktën 16 civilë në shtetin veriperëndimor të Nigerisë Zamfara janë vrarë në një sulm ajror ushtarak, pasi janë ngatërruar me banda kriminale.
Banorët i thanë mediave lokale se viktimat ishin anëtarë të grupeve lokale vigjilente dhe civilë që mbroheshin nga bandat e armatosura të njohura për rrëmbimin e njerëzve për shpërblim.
Sipas BBC, sulmet kishin në shënjestër bandat militante në zonat Zurmi dhe Maradun dhe guvernatori i shtetit, Dauda Lawal, ofroi ngushëllimet e tij komunitetit.
Ushtria ka pranuar kryerjen e sulmeve ajrore, për të cilat tha se i kishin dhënë “një goditje vendimtare banditëve që terrorizonin fshatrat në zonë”.
Forca Ajrore Nigeriane (NAF) tha se po hetonte “raportet e humbjeve vigjilente”.
“Ndërsa operacioni eliminoi me sukses disa banditë dhe çoi në rikuperimin e disa viktimave të rrëmbimit, NAF i sheh me shqetësim të madh raportet për humbjen e jetëve të civilëve gjatë operacionit”, thuhet në një deklaratë.
Forca Ajrore Nigeriane tha se një “hetim gjithëpërfshirës” në vazhdim do të konstatonte të vërtetën e çështjes, e cila do të “komunikohej për të informuar dhe siguruar publikun”.