Jo për herë të parë këtë javë, Forcat Mbrojtëse të Izraelit po paralajmërojnë civilët e Gazës që të largohen nga rruga dhe aksi Salah al Din – të cilin e përshkruan si një “fushë beteje”.
“Luftimi dhe avancimi ushtarak i forcave të mbrojtjes në zonën Khan Younis nuk lejojnë lëvizjen e civilëve përmes aksit Salah al Din në seksionet në veri dhe lindje të qytetit të Khan Younis”, tha Avichay Adraee.
“Aksi Salah al Din përbën një fushë beteje, kështu që është i rrezikshëm [për civilët që ta përdorin]”, shtoi ai.
Ai u bëri thirrje njerëzve që të largohen nga qyteti përmes rrugëve në perëndim të tij dhe shtoi se qyteti i Rafah do të ketë një pauzë humanitare nga ora 10 e mëngjesit deri në orën 14:00./UBTNews/