Ushtria izraelite thotë se po përgatitet për “fazat e ardhshme të luftës” kundër Hamasit, të cilat mund të përfshijnë “sulme nga ajri, deti dhe toka” me “operacione të rëndësishme tokësore”.
Forcat e Mbrojtjes së Izralit njoftuan se mund të përfshihen qindra mijëra rezervistë dhe një gamë e gjerë planesh sulmuese operacionale.
Përveç “sulmeve të kombinuara dhe të koordinuara”, Forcat Tokësore izraelite dhe udhëheqja e logjistikës së ushtrisë po përgatisin trupat e IDF për një “arenë të zgjeruar luftimi”, thuhet tutje në deklaratë.
Ushtria njoftoi se forcat kanë siguruar tashmë pajisjet që ju nevojiten për luftim./UBTNews/