Ministri i Mbrojtjes, Yoav Gallant tha se Hezbollahu i sotëm nuk është Hezbollahu i cili ishte javë më parë, për shkak se Izraeli i ka dhënë goditje të rënda grupit libanez
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari, tha se nuk donte të ofronte më shumë informacione lidhur me atë që synonte ushtria izraelite në Liban.
Shefi i shtabit të ushtrisë thotë gjithashtu se Hezbollahu nuk do të pushojë dhe se sulmet do të intensifikohen derisa të arrihet qëllimi i luftës për kthimin e izraelitëve të evakuuar në ato qytete dhe vendbanime veriore./UBTNews/