Ushtria izraelite tha se nuk ka identifikuar ende ndonjë kërcënim ajror nga Irani, pasi Shtëpia e Bardhë tha që beson se Teherani po përgatitet për një sulm me raketa balistike kundër Izraelit.
“Në këtë moment, Izraeli nuk po e percepton kërcënimin e afërt nga Irani”, tha të martën zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, Daniel Hagari.
Ai shtoi se avionët ushtarakë izraelitë aktualisht po “skanojnë qiellin” për çdo kërcënim të afërt nga Irani.
“Ne jemi në gatishmëri maksimale si në ofensivë ashtu edhe në mbrojtje”, shtoi Hagari, duke paralajmëruar Iranin se çdo sulm ndaj Izraelit “do të ketë pasoja”./UBTNews/