Ushtria izraelite ka njoftuar mbi numrin e personave që u morën peng nga Hamasi.
Në një prononcim të shkurtër televiziv, zëdhënësi i ushtrisë, Daniel Hagari tha se 222 persona janë konfirmuar se janë marrë peng që nga sulmi i 7 tetorit nga Hamasi.
“Ne do të shfrytëzojmë çdo metodë për t’i liruar pengjet dhe për t’ua kthyer familjeve të tyre“, u tha Hagari gazetarëve./UBTNews/