Ushtria izraelite tha se vrau tre anëtarë të Hamasit, në mesin e tyre edhe një komandant, derisa ofensiva e saj në Bregun Perëndimor hyri në ditën e tretë.
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë të premten se vranë Wissam Khazemin, të cilin e përshkruan si liderin e Hamasit në qytetin e Jeninit, nga një shkëmbim zjarri me armë pasi ai u identifikua “në një automjet në zonë”. Ushtria tha se ka gjetur armë dhe para në automjet. Ushtria izraelite tha se dy të tjerë u vranë teksa po përpiqeshin të largohen nga automjeti.
Që nga e premtja, 19 palestinezë janë vrarë gjatë një operacioni të gjerë ushtarak izraelit në Bregun Perëndimor që përfshin qytetet Jenin, Tubas dhe Tulkarem, sipas ministrisë palestineze të shëndetësisë dhe grupeve palestineze.
Gjithsej 11 militantë palestinezë janë vrarë në operacionin izraelit./UBTNews/