Forcat izraelite janë tërhequr nga qyteti i Jeninit në Bregun Perëndimor pas dhjetë ditëve të një sulmi të madh ushtarak, që është operacioni më i gjerë i Izraelit në këtë rajon që nga fillimi i konfliktit me Hamasin.
Sulmi, i cili ka përfshirë gjithashtu qytetet Tulkarem dhe kampin e refugjatëve Al-Faraa, ka rezultuar në vrasjen e 21 palestinezëve dhe ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në Jenin. Zyrtarët izraelitë thanë se operacioni kishte si synim militantët dhe kishte nisur më 28 gusht për të frenuar sulmet kundër civilëve izraelitë.
Gjatë operacionit, forcave izraelite iu dha urdhri për të kryer një sulm që përfshinte dhe vrasjen e Muhammad Zakaria Zubeidi, djali i një militant të shquar. Për shkak të bastisjeve, Jenin ka përjetuar ndërprerje të shërbimeve të ujit dhe energjisë elektrike.
Ndërkohë, Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se situata humanitare në Gaza është “përtej katastrofës”, me mbi një milion palestinezë që nuk kanë marrë ushqim gjatë muajit gusht. Mungesa e ndihmave humanitare dhe armiqësitë e vazhdueshme kanë përkeqësuar krizën, duke bërë që OKB të theksojë se ndihmat ushqimore janë të pamjaftueshme për të përmbushur kërkesat e shpërndarjes për muajin e ardhshëm./UBTNews/