Ushtria izraelite ka sulmuar me mjete ajrore pa pilot (dronë) kampin e refugjatëve Bureij në pjesën qendrore të Rripit të Gazës dhe thuhet se si pasojë ka të vdekur dhe të plagosur.
Sipas informacioneve të siguruara nga burimet shëndetësore në rajon, dronët izraelitë vunë në shënjestër palestinezët që u mblodhën në kampin Bureij.
Raportohet se ambulancat që u dërguan në rajon pas sulmit i transportuan të vdekurit dhe të plagosurit në spitale, por nuk u nda asnjë informacion i qartë në lidhje me numrin e viktimave dhe të plagosurve.
Sulmi shkaktoi shqetësim të madh te popullata vendase dhe pak para incidentit u njoftua se një palestinez u plagos si pasojë e zjarrit të hapur nga ushtria izraelite në qytetin Rafah në jug të Rripit të Gazës.
Pavarësisht armëpushimit të arritur mes Izraelit dhe Hamasit më 19 janar, ushtria izraelite vazhdon shkeljet e saj në pjesë të ndryshme të Rripit të Gazës.
Në sulmet që Izraeli filloi në Rripin e Gazës më 7 tetor të vitit 2023, jetën e kanë humbur 48.467 palestinezë, përfshirë rreth 17.881 fëmijë dhe 12.316 gra, ndërsa janë plagosur 111.913 njerëz.
Nën rrënoja ende ka mijëra të vdekur ndërsa është shkatërruar edhe infrastruktura civile duke synuar spitalet dhe institucionet arsimore ku janë strehuar njerëzit.