Ushtria izraelite ka pranuar një marrëveshje për shkëmbimin e pengjeve dhe një armëpushim të përkohshëm me grupin palestinez Hamas në Rripin e Gazës, njoftuan mediat lokale të martën.
“Ushtria planifikon të përdorë armëpushimin për të riorganizuar forcat e saj në përgatitje për zgjerimin e operacionit të saj tokësor në Gazën jugore”, sipas transmetuesit publik KAN.
Sipas transmetuesit, marrëveshja e propozuar përfshin një armëpushim katërditor dhe lirimin e 50 izraelitëve të mbajtur nga Hamasi në këmbim të 150 palestinezëve në burgjet izraelite.
Izraeli vlerëson se të paktën 239 izraelitë mbahen nga Hamasi pas një sulmi ndërkufitar më 7 tetor.
Izraeli ka nisur sulme të pamëshirshme ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës pas sulmit të Hamasit, duke vrarë më shumë se 14.128 palestinezë, duke përfshirë 5.840 fëmijë dhe 3.920 gra, sipas autoriteteve shëndetësore në enklavë.
Mijëra ndërtesa, duke përfshirë spitale, xhami dhe kisha, janë dëmtuar ose shkatërruar gjithashtu nga sulmet ajrore dhe tokësore të Izraelit në enklavën e rrethuar.
Ndërkohë, numri i të vdekurve izraelitë është rreth 1.200, sipas shifrave zyrtare. /AA