Ushtria izraelite njoftoi të martën se edhe nëntë ushtarë janë vrarë në Gaza, duke e çuar në 187 numrin e ushtarëve të vrarë si pasojë e luftës.
Shumica e viktimave të fundit ishin nga njësitë inxhinierike që operonin kundër tuneleve të Hamasit në Gazën jugore dhe qendrore, ku Izraeli e ka zhvendosur fokusin e luftimeve pasi deklaroi të shtunën se grupi islamik palestinez u shpërbë në veri./UBTNews/