Ushtria izraelite të enjten njoftoi se trupat e tij kanë marrë “kontrollin operacional” në portin e Gazës, zona kryesore në territorin palestinez ku Izraeli po lufton me militantët e Hamasit.
“Gjatë ditëve të fundit, në një operacion të përbashkët… morën kontrollin operacional të portit të Gazës, i cili kontrollohej nga organizata terroriste Hamas”, njoftoi ushtria izraelite në një deklaratë.
“Të gjitha ndërtesat në zonën e portit u pastruan”, thuhet tutje./UBTNews/