Ushtria izraelite njoftoi se Irani nisi një valë të dytë sulmesh me raketa ndaj Izraelit, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë me shkrim nga ushtria izraelite, thuhet se sirenat po bien në shumë pjesë të Izraelit për shkak të raketave të lëshuara nga Irani.
Në deklaratë u bëhet thirrje njerëzve të mos largohen nga strehimoret e tyre për shkak të raketave të lëshuara nga Irani dhe se ata duhet të qëndrojnë në zona të mbrojtura deri në njoftim të mëtejshëm.
Pas deklaratës që theksonte se sistemet e mbrojtjes ajrore po përpiqen të kapnin raketat, sirenat u aktivizuan në Izraelin qendror, veçanërisht në Tel Aviv.
Pak para këtij sulmi, ushtria izraelite njoftoi se Irani kishte lëshuar raketa në Izraelin verior.
– Konflikti që filloi me sulmet e dhunshme të Izraelit ndaj Iranit
Më 13 qershor, Izraeli nisi sulme në shkallë të gjerë duke synuar objektet bërthamore në qytete të ndryshme në Iran, si dhe komandën e lartë ushtarake.
Në Iran, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Komandanti i Përgjithshëm i Korpusit të Gardës Revolucionare, disa komandantë të lartë dhe 9 shkencëtarë bërthamorë u vranë në sulme.
Ministria iraniane e Shëndetësisë njoftoi më 21 qershor se numri i përgjithshëm i viktimave civile në sulmet izraelite ishte 430 dhe numri i të plagosurve tejkaloi 3.500.
Zyra e Kryeministrit izraelit raportoi se 24 persona u vranë dhe 1.272 u plagosën në hakmarrjet e kryera nga ushtria iraniane.
Shumë vende, veçanërisht Turqia, dënuan sulmet e Izraelit.